Papa Francesku pritje në Vatikan në nderim të Skënderbeut, Ruçi: Mirënjohje në emër të të gjithë shqiptarëve

Nov 19, 2018 | 22:01
SHPËRNDAJE

Papa Francesku priti dje në një Udiencë private një delegacion të shtetit shqiptar të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medies, si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA-të dhe vende të tjera.

“Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’.46474526_920426281492637_3001879636767408128_n

Me veprat e tij farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht”, u shpreh ati i shenjtë.

Sipas tij, rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tone, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfondin e kuq, bërë sipas stemës së heroit.

“Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë”, u shpreh Papa Francesku. Ati i shenjtë pati dhe një mesazh për politikën shqiptare.46516690_2040897822641823_734421338688585728_n

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil”, tha Para Francescu.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptar mori pjesë në Udiencën që mbajti Papa Francesku me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

“Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë”,- iu drejtua kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, atit të shenjtë Papa Franceskut.

Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën Nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë. Dhe tani po prisni përfaqësuesit e popullit shqiptar me rastin e 550- vjetorit të Skënderbeut, mbrojtësit te krishterimit dhe Atletit të Krishtit. Ju shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”.

“Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”, iu drejtua ati i shenjtë kryeparlamentarit Ruçi. Klima e respektit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura