Papa firmos dekretin: Nënë Tereza, e shenjtë më 4 shtator

Mar 15, 2016 | 11:18
SHPËRNDAJE

Nënë Tereza bëhet shenjtore më 4 shtator. Mediat italiane raportojnë sot se Papa ka formosur dekretin sipas të cilit, misionarja katolike shqiptare Nënë Tereza  do të shpallet shenjtore më datën 4 shtator 2016.

nene-terezaSelia e Shenjtë, nga ana e saj ka informuar për këtë ngjarje, cilësuar të jashtëzakonshme autoritetet më të larta të shtetit italian.

Ajo kërkon garantimin e mikpritjes dhe sigurisë së besimtarëve të shumtë që do të jenë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetro.

Nënë Tereza u lumturua më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II.

Me gjeneralitetet shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mori nënshtetësinë indiane në vitin 1948.

Rama: Fale vullnetit te Papa Franceskut 

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit për shpalljen e datës për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke theksuar se ajo ngjiti qiellin e lavdise se altareve te kishes se perbotshme, fale vullnetit te Papa Franceskut.

“Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i’u bashku kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne FB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura