Panuçi tregon ëndrrën: Të dërgoj Shqipërinë në EURO 2020. Ftet dhe për lojtarët e rinj

Nov 24, 2017 | 19:06
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka folur në një intervistë për “syri.net”, ku është shprehur se dëshiron me patjetër kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e ardhshëm. Ai tha se e ka si një objektiv të jetës së tij, dhe po punon, edhe për të shpërblyer presidentin Duka, pasi i besoi çelësat e Kombëtares.

Panuci

Ndeshja e fundit ndaj Turqisë…

“Tek ne nuk ka miqësore apo ndeshje zyrtare. Këtë gjë e kemi të qartë, dhe kemi shumë punë për të bërë. Më pëlqeu fakti, që edhe pasi mbetëm me 10 lojtarë ndaj Turqisë, luajtëm me të njëjtin intensitet, dhe patëm dëshirën për të mos u barazuar. Mora një mësazh serioziteti dhe profesionalizmi nga ana e futbollistëve.”

Objektivi

“Dukës dua t’ia shpërblej me një kualifikim në Europian, pasi pati besim tek unë, duke më dhënë çelësat e Kombëtares. Nuk ka ditë që zgjohem e të mos mendoj për Europianin e radhës. Nuk mendoj për ndonjë skuadër apo aventurë tjetër, objektivi i vetëm në jetën time është të dërgoj Shqipërinë në Euro 2020.”

Lojtarët e rinj në ekip

“Jemi të hapur për të gjithë emrat e rinj. Gjatë kësaj periudhe do të udhëtoj shumë, pasi ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë, dhe do mundohem të zgjedh 30, apo 25 lojtarët që e meritojnë fanellën e Shqipërisë. Mu bë qejfi kur lexova e Qaka, të cilin nuk e njihte askush, tashmë e kërkon Steaua e Bukureshtit apo Kluzhi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura