Panuçi: Stadiumet në Itali të bëjnë të qeshësh, kur po e bën edhe Shqipëria…

Aug 27, 2018 | 16:10
SHPËRNDAJE

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Ligës së Kombeve aty ku Shqipëria do të marrë pjesë me shumë probleme pas shumë mungesave në ekip. Ndërkohë trajneri Kristian Panuçi sot ndodhet në Itali më konkretisht në Romë ku do të jetë i pranishëm në stadium sot në ndeshjen që Roma do të ketë me Atalantën. Kështu në një intervistë për mediat italiane tekniku i kombëtares shprehet:

pANUCI

“Për të përsëritur historinë në Europë siç bëri sezonin e kaluar, mendoj se do të jetë e vështirë, por Roma duhet që të ndërtojë si fillim një stadium të ri. është një problem stadiumi, jo vetëm për Romën por për të gjithë Italinë. Stadiumet këtu të bëjnë të qeshësh dhe i vetmi ekip i madh me stadium personal, është Juventusi. Ai fiton gjithmonë. Sa e vështirë është? Federata Shqiptare po bën një stadium për Kombëtaren dhe përderisa atje po bëhet stadiumi, nuk ka ndonjë gjë të madhe, edhe Roma mund ta ketë një stadium të vetin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura