“Panuçi sharlatan”, trajneri i kombëtares çon në gjyq ish-presidentin Nishani

Sep 5, 2018 | 16:46
SHPËRNDAJE

Kristian Panuçi ka paditur ish-presidentin e republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin, për fyerje dhe cenim të imazhit. Ditët e fundit mësohet se padia është depozituar në gjykatë dhe ka të bëjë me deklaratën që ish-kreu i shtetit kishte bërë pasi Shqipëria u mund me Kosovën 3-0 në fund të majit.

panuci

Në një postim në Facebook, Nishani shkruante se Panuçi është një sharlatan dhe po shkatërron atë që është ndërtuar. “Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar.”, ka qenë ky reagim i Nishanit pas ndeshjes. Këtë nuk e ka kapërditë dot trajneri i Kombëtares së Shqipërisë dhe i është drejtuar gjykatës.

41124564_303302356892379_7192966117852184576_n

Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil.

Mësohet se Panuçi në padinë e tij është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

 

00f76d52-d63b-4ac4-8912-8a87df506b7a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura