Panuçi nervozohet në konferencë: Marr lojtarë pa ekip në skuadër se më pëlqen mua!

Nov 23, 2017 | 17:50
SHPËRNDAJE
Që në herën e parë kur u prezantua si trajneri i ri i Shqipërisë, një nga sloganet kryesore që deklaroi për mënyrën e punës, ishte “Do të marr futbollistët më të mirë”. mirëpo, trajneri Kristian Panuçi duket se ka nisur të cenojë disi standardet në ekipin Kombëtar. Nëse në grumbullimin e parë bëri shembull Cikalleshin e Xhakën dhe në vijim kërkon respekt për Kombëtaren duke e cilësuar si gjënë më serioze të mundshme, gjatë konferencës së djeshme, tekniku ka dhënë përgjigje disi ndryshe nga kjo linjë e deklaruar prej tij.
panuci konferencw
Në konferencën për shtyp të zhvilluar në ambientet e institucionit të futbollit në vend, Kristian Panuçi u pyet në lidhje me ftesën për Naser Alijin, një futbollist pa skuadër, krahasuar me një sërë alternativash që mund t’u jepej një shans për t’u testuar. Pasi dha disa prej argumenteve të përsëritur se është një futbollist tek i cili beson shumë, Panuçi nervozohet dhe shprehet: “Alijin e marr se më pëlqen. Do ta marr edhe nëse është pa skuadër”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura