Panuçi në telashe, rrezikon të përfundojë në polici

Nov 21, 2018 | 16:11
SHPËRNDAJE

Si të mos mjaftojë ecuria negative në Ligën e Kombeve me ekipin Kombëtar, tashmë Kristian Panuçi do të përballet me policinë pasi nuk është paraqitur 2 herë në gjyqin që ka të bëjë me ngjarjen e vitit 2011 kur një regjisori italian i vodhën nga aparati fotografik pamje të Françesko Totit me bashkëshorten e tij, Ilaria Blazi, gjatë pushimeve në Maldive. Trajneri i Shqipërisë ishte i pranishëm në atë kohë në vendngjarje dhe i duhet të dëshmojë.

Panuci

Herën e parë, Panuçi mungoi në gjyq për të dëshmuar dhe u dënua me 250 euro gjobë, ndërkohë seanca e dytë gjyqësore ishte caktuar sot, teksa italianit iu desh të mungonte sërish për shkak të angazhimeve me ekipin Kombëtar. Trajneri nuk ka mundur të niset në orët e para të mëngjesit për shkak të një takimi me presidentin Duka rreth të ardhmes.

Toti Ilaria

Kësisoj, ndaj tij pritet të lëshohet një urdhër-shoqërimi për t’u paraqitur në seancën e radhës. Trajneri duhet të deklarojë në policinë italiane vendodhjen dhe një oficer policie do ta shoqërojë atë në hyrje të sallës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura