Panuçi: Në Itali nuk funksionon i gjithë sistemi, unë jam me fat që punoj këtu

Nov 23, 2017 | 13:26
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, në konferencën e sotme për shtyp ka folur edhe për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës. Ai tha se problemi në Itali nuk është vetëm kombëtarja, por një sistem i tërë që nuk funksionon.

panuci1

Eliminimi i Italisë

“Si italian më vjen shumë keq. Por problemi është më i madh nga ç’mendohet, nuk është vetëm eliminimi, është një sistem që nuk funksionon që nga të rinjtë. Gjermania në 2006 kur humbi Botërorin nisi të ndërtonte sektorin e të rinjve. Në futbollin italian ka shumë vështirësi sepse shumë njerëz të aftë nuk i lënë të punojnë.

Tani skandalizohen për rezultatin, por është pasojë e një pune. Kam parë me eksperiencën time që shpesh lodhesh të trajnosh në Itali. Unë jam shumë me fat sepse kam një federatë dhe president që më lë të punoj dhe në fund do më gjykojë.

Por problemi në Italia s’është vetëm kombëtarja, është Seria B, Lega Pro, moshat. Do jetë shumë e gjatë dhe e vështirë që Italia të kthehet protagoniste. Si italian më trishton, por në këto raste duhet të dish shkakun, ndryshe thjesht flet por nuk ndryshon kurrë.”

Ka besim se do gjejë cilësi në Shqipëri, kur nuk gjen dot Italia me 60 milionë banorë?

“Italia nuk dëshiron t’i gjejë, nuk do ta ndërtojë sistemin, por ky nuk është problemi im. Unë besoj se ne kemi një bazë të mirë, ka shumë shqiptarë në qarkullim. Duhen kërkuar për t’i sjellë në kombëtare. Mund të ndërtojmë një Shqipëri shumë të bukur dhe kjo më intrigon shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura