Panuçi: Na duhej Sadiku para Gurit, disa futbollistë nuk kanë b*thë të bëjnë zgjedhje

Mar 19, 2018 | 14:17
SHPËRNDAJE

Trajneri Kristin Panuçi, doli sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku foli për miqësoren ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet ditën e hënë.

Panuci

Pse shmanget kapiteni Agolli për të dytë herë radhazi, çfarë po ndodh me atë?

Në shtator Agolli mbush 36 vjeç, në momentet që fillojnë eliminatoret zyrtare, ne do të mendojmë për zëvendësuesit. Kam folur me Agollin dhe i kam përcjellë faktin, që në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në kosideratë.

Duhet të jem shumë i qartë në atë që po ju përcjell. 36 vjeç kur fillojnë eliminatoret dhe 38 vjeç kur luhet eliminatoret. Është një profesionist shumë serioz. Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28-vjecc. E ndjej obligim për të kërkuar diçka tjetër, për veç faktin e moshës që është 36 vjeç.

Kush do të jetë kapiteni i ardhshëm?

Në ditën që u prezantova si trajner, mbani mend si u thashë. Ai që ka më shumë prezencë do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtarë, është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë i bëni vetë kush do jetë kapiteni i ekipit Kombëtar për ndeshjen e të hënës.

Mendoni se do jetë ky grupi që do përgatisni eliminatoret?

Për lojtarët që do të zbresin në fushë, do të jenë ata që kanë më shumë ndeshje dhe duhet të prisni për të parë kush luan. Llogaritë për kapitenin bëjini vetë. Grupi është duke u formuar dhe besoj e keni kuptuar. Natyrisht që deri në qershor do të provoj lojtarë 26-28 vjeç, që do të jenë baza.

E kam vendosur pak a shumë, por do kemi edhe lojtarë të tjerë. Sadikun e njoh, por them se është problem, sepse po luan pak. Po punojmë fizikisht me të. Kemi në sulm Cikalleshin dhe Balajn, me karaktersitika të ndryshme me njëri-tjetrin.

Guri? Ishte e drejtë të grumbulloja Sadikun, pasi Kombëtarja është një mundësi më shumë dhe një stimul, si Aliji që gjeti ekip nëpërmjet Kombëtares. Ai që nga janari luan vetëm 30% të ndeshjeve dhe është i mirë në zonë, prandaj duhej.

E ndjek kampionatin shqiptar, pasi jam trajner i Kombëtares. Abazaj dhe Gavazaj më pëlqejnë, sepse janë lojtarët e duhur për mënyrën tonë të të luajturit. Ata janë lojtarë shumë të mirë një kundër një. Po luajnë shumë mirë, prandaj e meritonin një çmim. Duhet parë si do të luajnë me Kombëtaren. Kush bën mirë në kampionat, e grumbulloj. Nuk kam asnjë kompleks në këtë drejtim.

Risia Bujar Lika…

Nga fillimi i vitit është një lojtar i Grasshopersit. Kam grumbulluar shpesh Hysajn dhe Balliun dhe në rastin konkret vendosa të lë jashtë Balliun dhe të ftoj pikërisht Likën.

Do më pëlqente të kisha 50 lojtarë shumë të mirë. Sa më shumë lojtar të mirë të kem, do kem më pak mundësi për të gabuar.

Ndryshe nga trajneri paraardhës, dua më shumë të fitoj se të kem lojë të bukur. Në fillim kishim më pak kualitet, më pas ftuam Qakën dhe Lilajn, ndërkohë që kemi edhe Ramadanin dhe Likën.

Rasti i Andi Lilës. Nuk ka kualitetet e Lilajt dhe Ramadanit, po është i fortë. Kam kërkuar të bëj një miks futbollistësh. Lojtarët si Lila në 30 minutat janë shumë të rëndësishëm.

Si është marrëdhënia me Bushin?

Natyrisht është bashkëpunim i shkëlqyer me Bushin. Në fund të fundit duhet të jemi të lumtur që ka lojtarë për ekipin Kombëtar. Për Ramadanin ishte lajmëruar, por për Abazajn vendosa në fund. Dua të provoj lojtarë. Në Turqi vendosa që t’ia lë Bushit, Ramadanit, pavarësisht se ishte i grumbulluar me ne. Por tani kam obligime të tjera, pasi fillojnë eliminatoret e Europianët.

Në cilin repart ka nevojë Kombëtarja për rikuperim?

Natyrisht bazën e kemi krijuar. Si kundër e theksova, problem për momentin ngelet zëvendësuesin e Agollit. Më duhet të rriskoj për të gjetur zëvendësuesin e tij. Kemi disa lojtarë si Memolla, Lenjani, Aliji.

Lila luan pak, Sadiku luan pak, Latifi luan pakë. Mavaraj luan pak apo edhe Cikalleshi. Kjo ishte arsye pse nuk bëmë 2 miqësore. Duhet të kemi shumë kohë për ti stërvitur.

Nuk është se duhet të gjej justifikime. Fakt është se do duhet të stërviten sa më shumë në klubet. Nëse iu referoheshim eliminatoreve luajnë të premte dhe të hënën.

E keni mbyllur gjithë ciklin e kërkimit të lojtarëve?

Shpresoj që jo. Shpresoj të thërrasë sërish lojtarët të rinj. Dikush nuk ka dashur të vijë në ekipin kombëtar. Veseli dhe Abrashi janë të dëmtuar. Unë nuk tërhiqem, jam i bindur që me këtë grup lojtarësh mund të bëjmë shumë mirë për të shkuar në Europian.

Cili do të jetë portieri titullar në Kombëtare?

E bukur të zgjedhësh kur janë në nivel të lartë. Natyrisht kam një idenë time. Do përpiqem ti japë mundësinë të dyve. Në atë sektor jam i qetë.

Cilët lojtarë ju kanë refuzuar?

Emra nuk mund të jepen. Rasti i Zhegrovës. Në fillim tha po, pastaj refuzoi tha jo. Nuk është e drejtë të përcjellim emra. Nëse mua më thonë jo, nuk vijnë më kurrë në Kombëtare.

A do ti shikojmë futbollistët që rrefuzuan Shqipërinë shumë shpejt në kombëtaret e tjera? 

Ata nuk kanë bythë të bëjnë zgjedhje. Pyesin familjarët më pas vendosin. Kam djem dhe lojtarë të shkëlqyer dhe, nëse mua më thonë “jo”, ata nuk vijnë më në Kombëtare. Nuk më duhen lojtarë, të cilët nuk kanë by*** të luajnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura