Panuçi la jashtë Agollin, ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares ndaj Norvegjisë

Mar 20, 2018 | 10:51
SHPËRNDAJE

Dy grumbullime radhazi e ka lënë kapitenin pa ftesë dhe, dje, trajneri Kristian Panuçi bëri me dije në konferencë që është i detyruar për të sakrifikuar derisa të gjejë një futbollist tjetër në këtë rol.

Panuci konference

Në këto kushte, për Kombëtaren shqiptare ka mbetur vakant roli i kapitenit. I pyetur dje në konferencë, trajneri përsëriti edhe një herë rregullin strikt të tijin se cili duhet të vendosë shiritin e kapitenit kur kuqezinjtë zbresin në fushën e lojës.

“Besoj e mbani mend çfarë kam thënë në prezantimin tim. Është lehtësisht e dallueshme se cili do të jetë kapiteni, vetëm duhet të prisni për të mësuar formacionin titullar. Kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje”, deklaroi Panuçi.

Lila

Kandidatët Prej atyre që janë në këtë grumbullim dhe që janë pretendentë për të marrë shiritin e kapitenit, lista nis me Andi Lilën.

Ky i fundit, dje, u përmend nga trajneri se është në Kombëtare për forcën dhe zemrën që jep në fushë. Pas futbollistit të Pas Janinës që ka 67 paraqitje me kuqezinjtë, i dyti në radhë është gardiani Etrit Berisha. Ky i fundit ishte kapiteni i Kombëtares edhe në ndeshjen ndaj Turqisë.

Berisha

I treti në listë, me vetëm një ndeshje më pak, është Odise Roshi me 47. Mërgim Mavraj, me 40 ndeshje, renditet i katërti, ndërkohë që në kualifikuesen ndaj Maqedonisë, pas daljes së Agollit, ishte pikërisht mbrojtësi që e mori shiritin.

Së fundmi, Andi lila nuk ka qenë rregullisht pjesë e formacionit titullar, ndaj në të ardhmen mbetet për t’u diskutuar shiriti mes portierit Etrit Berisha dhe mesfushorit Odise Roshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura