Panuçi kërkon llogari në stërvitje, priten ndryshime ndaj Uellsit

Nov 18, 2018 | 15:24
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme Kombëtarja mori një humbje shokuese dhe turpëruese në të njëjtën kohë përballë Skocisë.

Një humbje që duket se bie mbi shpatullat e trajnerit Panuçi. Ndërsa sipas asaj që bën me dije “Supersport”, ditën e sotme skuadra është mbledhur në Durrës për të kryer stërvitjen për ndeshjen me Uellsin. Por një stërvitje ku në 15 minutat e para është dëgjuar vetëm trajneri Kristian Panuçi i cili ka bërë një analizë të kësaj ndeshjeje.

Shqiperia Kombetarja Panuci

Ndërsa thuhet se Panuçi ka vendosur theksin te 10 minutat e para të ndeshjes, dhe dukej i pakënaqur në lidhje me impaktin e kësaj sfide. Ndërsa pjesën tjetër të stërvitjes ai e përqendroi te lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dje dhe ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore brenda ekipit. Në ndeshjen ndaj Uellsit priten ndryshime nga trajneri dhe kjo ndeshje brenda grupit do ta ndihmojë që të qartësojë idetë e tij, në lidhje me ndeshjen e ardhshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura