Panuçi: Hysajn nuk e luaj në të majtë, Alijin do e thërras edhe pa skuadër

Nov 23, 2017 | 14:00
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për mundësinë e aktivizimit të Hysajt në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu siç po ndodh te Napoli për shkak të dëmtimeve, si dhe për grumbullimin e Alijit edhe pse pa ekip.

panuci

Hysaj në krah të majtë?

“E dimë që Hysaj mund të luajë edhe në të majtë, por kam shumë besim te Lenjani, Aliji, Memolla. Uroj që Aliji të gjejë skuadër në janar, besoj shumë te ai. Nëse s’kemi asnjë nga këta, mund të vë dhe Veselin majtas. Për momentin Hysaj nuk preket nëse vazhdon të punojë mirë, por në kombëtare s’e ka vendin të sigurt askush.”

Grumbullimi i Alijit pa ekip

“Me të gjithë menaxherët e futbollit që janë në botë, më duket e çuditshme që Aliji s’ka ekip. Duke qenë se besoj te ai, e mora në Turqi, por nëse s’ka skuadër as në mars, do vijë edhe në mars. Doja t’i jepja një mundësi dhe t’i tregoja disa gjëra se si punohej.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura