Pantallonat e grisura të Guardiolës, xhiro në web-e. Armani: Nuk ishin tonat

Apr 24, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Incidenti me pantallonat e trajnerit të Bayern të Munichut, Pep Guardiola nuk ka kaluar pa komente.


Ai u fotografua në shumë pozicione me pantallonat e grisura dukshëm, gjatë ndeshjes së ekipit që drejton me atë të Portos, fituar 6-1 nga Bayern.

Pas incidentit ai i vënë në qendër të vëmendjes edhe për incidentin me pantallonat, bëri shaka, duke thënë: “Do të blej një palë të reja për ndeshjen tjetër”.


Por, për këtë cështje ka reaguar edhe Armani, sponsori zyrtar i veshjeve të ekipit, që ka nxituar të deklarojë se pantallonat e shqyera nuk i përkisnin atyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura