13 Nëntor, 2019

Zyrtarisht e dashuruar! Demi Levato prezanton të dashurin e ri (Foto)


Ajo ka pasur një vit mjaft intensiv me ulje dhe ngritje. Ka patur probleme të shumta shëndetësore, por duket se Demi Levato e ka marrë veten dhe i është kthyer jetës normale.

Ajo së fundmi po përjeton një histori të bukur dashurie.

Këtë gjë e ka bërë vetë publike këngëtarja duke postuar në ‘Instagram’ një foto duke u puthur me të dashurin e ri, modelin Austin Wilson. “Dashuria ime”, shkruan Levato përkrah fotos.

Postimi ka marrë mjaft pëlqime dhe urime të shumta në komente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al