19 Tetor, 2019

‘Zhduku përjashta’, Renato Mekolli ofendon konkurrentin dhe e përze nga gara

Puntata e fundit e emisionit të Renato Mekollit duket se ka filluar me nerva për shefin e kuzhinës. Ai është nxehur shumë me një nga konkurentët dhe e përze nga gara.

Shkak është bërë fakti që konkurrenti i kishte hedhur karkalecave salcë më shumë seç duhet.

“Zhduku përjashta, zhduku, zhduku, dil përjashta nga kuzhina se po tall trapin këtu brenda. Dil dhe mos të kthehesh më brenda. Mos të shikoj më brenda”, bërtiti Renato.