18 Shtator, 2019

Zgjidhni një monedhë me fat dhe zbuloni se çfarë ju rezervon e ardhmja


Ndonjëherë është e lehtë të imagjinohet e ardhmja duke parë të tashmen, por kush mund ta thotë? Gjithmonë mund të marrë një kthesë të papritur. E ardhmja është një fushë plot pasiguri që na intrigon, që zgjon ankthin dhe madje mund të gjenerojë frikë. Është diçka mbi të cilën ne nuk kemi kontroll dhe nuk mund të ndërhyjmë. A doni të dini të ardhmen tuaj? Zgjidhni një monedhë me fat…

Monedha Nr. 1

Ju jeni i paracaktuar të bëni një lloj zbulimi që mund të ndryshojë jetën tuaj. Papritur diçka që nuk dukej do të bëhet e dukshme dhe nuk do të arrish të kthehesh mbrapa. Ju mund të vendosni të ndryshoni profesionin, të transferoheni në një vend tjetër, të ndryshoni partnerët ose t’i përkushtoheni projektit tuaj, ose diçka tjetër që nuk e keni planifikuar akoma.

Monedha Nr. 2

Në rrugën tuaj ka një sfidë dhe nuk do të jetë e lehtë ta kapërceni. Do të duhet të përballeni me frikën tuaj për të arritur atë që dëshironi aq shumë. Do të keni guximin ta bëni dhe do të kënaqeni, njësoj sikur të ishit alpinisti më i mirë.

Monedha Nr. 3

Në të ardhmen tuaj, diçka që dukej shumë e qartë bëhet konfuze. Mund të jenë njerëzit ose situatat në jetën tuaj, apo edhe aspektet e vetes që nuk lidhen me njëra-tjetrën. Do të duhet të vendosni mënjanë strukturat, të humbni pak kontroll dhe ngadalë të filloni të sqaroni se çfarë mund të mësoni nga ato takime që nuk i keni menduar se mund të ndodhnin. Kur gjithçka të ndodhë dhe gjërat të kthehen në vendin e tyre, do të keni fituar mençuri.

Monedha Nr. 4

Kjo monedhë shënon një moment ekuilibri në të ardhmen tuaj që as nuk mendonit se ishte e mundur. Bëni një zgjedhje dhe bëjeni mirë. Gjërat që për ju duken kaotike, do të fillojnë të përshtaten dhe më në fund, do të riktheheni të merrni pak qetësi. Era fryn në favorin tuaj dhe do t’ju lejojë të përqendroheni pak më shumë në veten tuaj. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të realizoni gjithçka që dëshironi. /Burimi: Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al