19 Nëntor, 2018

“Zemra më është thyer”, këngëtares shqiptare i vjedhin varësen në aeroport dhe ka një apel për fansat


Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në tregun muzikor botëror. Ajo është mjaft aktive me koncerte të shumta në vende të ndryshme të botës, e si pasojë udhëton shpesh me avion.

Pak ditë më parë, Bebe zbuloi për ndjekësit e saj të shumtë  se shumë shpejt do të arrinte në fluturim e 100 për vitin 2018.

Por ditën e sotme, këngëtarja e famshme ka treguar se është e mërzitur pasi i ka ndodhur diçka e pakëndshme në një aeroport ndërkombëtar.

Ylli 28-vjeçar pohon se dikush i ka vjedhur një gjerdan që e mbante në qafë, ku në të është i shkruar edhe emri i saj – Bebe.

“Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe. Zemra më është thyer”, ka shkruar ajo në “Twitter” teka ka kërkuar nga fansat që mos ta blejnë nëse e gjejnë në shitje.

“Nëse dikush sheh varësen time që të shitet në internet, ju lutem më tregoni. Mos e blini”, është postimi tjetër që bën Bebe në “Twitter”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al