3 Janar, 2020

Zbuloni fjalët më të kërkura në Google në vitin 2019


2019 ishte një vit i madh për Disney Plus. Rezulton se fjala me e kërkuar në Google në SHBA për vitin 2019 është pikërisht Disney Plus.

disney

Në nivel global, termi kryesor i kërkuar ishte India vs Afrika e Jugut, duke ju referuar një ndeshje kriketi që u zhvillua në shtator që demonstroi gjithashtu fuqinë e një prej tregjeve më të mëdhenj, në zhvillim për Google.

Pas Disney Plusa termat më të kërkura në SH.B.A. ishin Cameron Boyce, aktori 20-vjeçar që vdiq më 6 korrik 2019, reperi Nipsey Hussle, i cili vdiq në 31 mars 2019 dhe Hurricane Dorian, cikloni që goditi Bahamas.

Në nivel global, fjalët më të kërkuara ishin India vs Afrika e Jugut që u pasua nga Cameron Boyce, kampionati i futbollit Copa America, seria e kriketave Bangladesh vs India dhe iPhone 11.

Ndër “foshnjat” më të kërkuara të vitit 2019 në SH.B.A. ishin Baby Yoda, ndjekur nga Baby Shark, baby Royal, foshnja e Kim Kardashian dhe Kanye Ëest dhe foshnja e Cardi B.

Në SHBA dhe globalisht, i diskutueshëm, Antonio Broën ishte atleti më i kërkuar për vitin 2019.

Në nivel global, Broën u pasua nga futbollisti brazilian Neymar dhe Bryce Harper.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al