Djali i madh i Victoria dhe David Beckham shpalli fejesën me aktoren Nicola Peltz vetëm pak muaj më parë.
Brooklyn, 21 vjeç dhe Nicola, 25 vjeç kanë folur edhe për planet për martesë, madje fustani i saj i nusërisë do të dizajnohet nga vjehrrae saj, raporton “The Sun”.
Mësohet se dyshja ka zgjedhur një vendpushim mahnitës në Itali për ceremoninë e martesës, por për shkak të Covid-19, ajo do të zhvillohet në vitin 2022.
Në “Borgo Egnazia”, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milion paund.
Ky është vendi ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al