14 Mars, 2018

Zbulohet shkaku i divorcit të aktores të famshme


Pak javë më parë të gjithë u habitën nga lajmi që aktorja Jennifer Aniston dhe bashkëshorti i tij, , Justin Theroux, u divorcuan.

Lidhur me këtë ngjarje pati shumë spekulime mbi arsyet e ndarjes së tyre, por që asnjëherë çifti nuk preferoi të flasë për to.

Por sipas mediave ndërkombëtare, duket se tashmë Justin ka vendosur të tregojë me vepra e jo me fjalë arsyet se përse vendosi të ndahej nga Jennifer.

Këtë të martë ish-bashkëshorti i aktores është fotografuar nën shoqërinë e një vajze shumë herë më të re, Petra Collins. Kjo e fundit përveçse artiste është edhe një nga mikeshat më të mira të Selena Gomes.

Një burim ka rrëfyer për “DailyMail” se Justin e mohon faktin se është i lidhur me 25-vjeçaren, por duket se ai është realisht i fiksuar pas saj.

Por këtë lajm duket se Selena Gomes nuk e ka pritur mirë, pasi ajo ka hequr nga miqtë e Instagramit, shoqen e saj të ngushtë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al