7 Gusht, 2020

Zbulohet fjalimi që Meghan Markle mbajti në ditën e dasmës së saj, por a është kjo vërtetë ajo që tha?

Princ Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të vitit 2018 në kështjellën “Windsor” dhe, edhe pse ceremonia e tyre u zhvillua në sytë e të gjithë njerëzve rreth e qark botës, pasditja dhe mbrëmja u rezervuan vetëm për çiftin dhe për një grup të ngushtë miqsh, duke mbajtur çdo gjë private.

Megjithatë nuk është sekret fakti që çifti iu përmbajt protokolleve mbretërore: ata nuk u puthën në ballkonin e pallatit “Buckingham”, Meghan kishte qenë e martuar më parë dhe sipas raportimeve, në mbrëmje ajo ka ngritur një dolli. Zakonisht, dasmat mbretërore nuk përfshijnë një fjalim nga nusja.

05adac84-7371-4b2a-bfc0-00b76a8e319a

Në atë kohë është spekuluar se Meghan e ka mbajtur një të tillë, por tani, sipas librit mbretëror “ Finding Freedom”, ajo me të vërtetë e ka bërë këtë.

Libri nuk zbulon me detaje se çfarë ajo tha ekzaktësisht, por pa dyshim që ajo ka falënderuar mamanë e saj, Doria Ragland, po ashtu edhe vëllain e Princit Harry, Princin William dhe gruan e tij, Kate Middleton, si dhe babain e Princit Harry, Princin Charles dhe gruan e tij, si dhe Dukeshën e Cornwoll, që e mirëpriti në familjen e saj me krahë hapur.

35b59f55-55e8-46f7-a5b4-8bb465bc03ad

Gjithashtu, thuhet se ajo ka thënë: “Ia vlejti pritja”. Ajo iu drejtua Princit Harry si “ai”, duke nënkuptuar që ishte i duhuri. Mendohet se Meghan ka folur edhe për mënyrën se si e mendon të ardhmen me Princin Harry.

Shoqja e ngushtë e Meghan, Janina Gavankar, ndërkohë, zbuloi shumë detaje në lidhje fjalimin që ka mbajtur Princi Harry, teksa foli në një intervistë për “Town and Country”. “Fjalimi që mbajti Harry ishte shumë gazmor”,- tha ajo. “Vlerësim për veten, i mbushur me shumë dashuri. U largova me një ndjesi sigurie që Meghan dhe Harry do ta përdorin kombinimin e energjisë së tyre në të mirë të botës”,- shtoi ajo.

a13bb0db-6f08-418b-b220-e55b039a9a4654f8e08b-718c-4d78-b6fd-b88fab0fd407