5 Dhjetor, 2022

Zbulohet banorja e tretë e “Big Brother VIP Kosova”: Jam single, shpresoj që fati të jetë me mua!


Pas Getinjo dhe këngëtares Ana Kabashi, tashmë është zbuluar edhe banorja e tretë në “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo është Vivien Thano, ish-konkurrentja e programit “Love Story”. Modelja nga Durrësi ka spikatur për linjat e saj perfekte dhe format sensuale.

Gjatë klipit prezantues, bukuroshja u shpreh: “Unë po hyj single në shtëpinë e Big Brother, megjithatë në qoftë se fati do jetë me mua do më eci”.

Kujtojmë se “Panorama Plus” zbuloi disa ditë më parë se Vivien do të ishte pjesë e spektaklit. Ndoshta jo shumë prej jush e mbani mend vajzën simpatike me kaçurrela që u bë pjesë e formatit “Love Story” dy vite më parë, në kërkim të dashurisë së Sajmirit. Në këtë format ajo arriti deri në një farë pike, por nuk arriti të fitonte dashurinë e djaloshit të përzgjedhur, por fitoi simpatinë e publikut. Pas kësaj pjesëmarrje, ajo nuk u shfaq më në publik, por në rrjetet sociale vijoi të kishte një audiencë të lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al