13 Qershor, 2018

Zaimina Vasjari kurorëzohet për herë të dytë “Miss Shqipëria” (Foto)


Këngëtarja e njohur dhe një nga më të bukurat, Zajmina Vasjari është kurorëzuar për herë të dytë si miss. Pasi rrëmbeu kurorën për herë të parë para 16 vitesh, në vitin 2002, bukuroshja shqiptare është rishpallur edhe një herë miss.

Këtë gjë na e ka treguar vetë Zaimina, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku ka postuar foto me kurorën e “Miss Shqipërisë”.

Këngëtarja shprehet se marrja e këtij titulli e ka rikthyer pas në kohë, në kujtimet që ndodhin njëherë në jetë.

“Kanë kaluar 16 vite pas kurorëzimit tim si Miss Shqipëria dhe mbrëmë përjetova emocione shumë të bukura sepse më rikthyen në kujtime të cilat ndodhin një herë në jetë. E lumtur që u kurorëzova për të dytën herë me moton “Një herë Miss, gjithë jetën Miss,” shkruan ajo përkrahë fotos së bërë publike.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al