27 Shtator, 2018

“Youtube” përditëson aplikacionet për “iPhone XS” dhe “iPhone XS Max”


Kanali “Youtube” ka përditësuar aplikacionin e saj iOS dhe ka shtuar mbështetjen e HDR për “iPhone XS” dhe “XS Max”, siç shkruan “AppleInsider”.

Telefonat u prezantuan të premten dhe në pak ditë që nga dalja në treg, përdoruesit kanë vënë re se nuk mund të shikonin në cilësi të lartë në “Youtube”, ndërkohë që me celularët “iPhone X”, 8 Plus, 8 dhe “iPad Pro” mund të shikohen.

Thuhet “YouTube” nuk kishte HDR gati në kohë për të premten, por për fat të mirë kompania nuk zgjati shumë për të krijuar kompatibilitetin për gamën më të gjerë të ngjyrave dhe video më të gjallë.

Rezolucioni më i lartë që do të mund të merrni nga “Youtube” në modelin e ri të iPhone XS është 1080p. /tch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al