27 Janar, 2020

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq të Grammy Awards, nga Cardi B, Dua Lipa dhe Nicole Scherzinger


Yjet më të mëdhenj të muzikës sfiluan mbrëmjen e së dielës në tapetin e kuq të Grammy.

   

Mes këngëtareve që u shfaqën më seksi në tapetin e kuq në Los Angeles ishin Cardi B dhe Nicole Scherzinger.

Reperja Cardi B nuk la vend për imagjinatën e veshur me një fustan rozë me dekolte të hapur, që i nxirrte zbuluar gjoksin bombastik.

Fustani ishte i zbukuruar me kristale rozë dhe supet i kishte të ngritura.

Këngëtares iu bashkua në tapetin e kuq edhe bashkëshorti i saj Offset.

Ndërsa Nicole sfiloi e veshur me një fustan të bardhë të çarë në të dyja kofshët deri në bel.

Shikoni fotot:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al