25 Korrik, 2018

“Xiaomi” shumë shpejt me dy celularë të rinj, ja sa do të kushtojnë


Së shpejti në treg do të dalin dy celularë të rinj nga “Xiaomi”, Mi A2 dhe Mi A2 Lite.

Sipas “Xiaomit”, që të dy telefonat do të kenë trashësi 7.3 mm, procesor Snapdragon 660, një konfigurim të dyfishtë kamera 12 dhe 20 megapiksel dhe një bateri 3 000 mAh.

Gjithashtu thuhet se Mi A2 ka 128 GB hapësirë dhe 6GB RAM. Ndërsa Mi A2 Lite bëhet e ditur se është një variant më i vogël dhe më i lirë, me një ekran LCD, një procesor Snapdragon 625, kamera të dyfishtë 12 dhe 5 megapikselë, një kamerë 5 megapikselësh dhe bateri 4000 mAh. Është 8.75 mm i trashë, me 64 GB hapësirë dhe 4GB RAM.

Pas zgjerimit të “Xiaomit” në Spanjë një vit më parë, celularët Mia A2 do të shiten fillimisht në këtë vend.

Njëkohësisht bëhen të ditur edhe çmimet e dy telefonave, ku Mi A2 do të kushtojë 249 euro, ndërsa Mi A2 Lite do të kushtojë 179 euro.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al