27 Tetor, 2018

Xhestet xhentile të Taulant Ballës me Reme Lalën (FOTO)


Reme Lala u largua pak javë më parë nga Grupi Parlamentar i PDIU-së për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Tashmë, ajo është pjesë e këtij grupi, ku kryetar është Taulant Balla. Deputetja e re e Dibrës nuk shihet e shoqëruar shumë nga kolegët. Në përgjithësi, ajo vjen vetëm dhe del disi me nxitim për t’u larguar nga godina e Kuvendit, ndërkohë që kolegët e saj në moshë më të madhe dhe me më shumë eksperiencë rrinë edhe pak të bisedojnë me njëri-tjetrin.

Por, ama, nëse qëllon që, teksa futet në derën e Parlamentit, aty të jetë Taulant Balla, hyrja në atë institucion merr tjetër kuptim. Siç duket edhe nga fotot, Taulanti e takon duke ulur pak edhe kurrizin dhe më pas e shoqëron brenda me një prekje vëllazërore në sup. Dhe pa harruar veshjen, edhe këtë herë Reme nuk na ka zhgënjyer, pasi ka ardhur super e kuruar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al