13 Nëntor, 2018

Xhensila sapo bëri një ndryshim në pamje, i habiti të gjithë me look-un e ri


Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe një nga femrat më të komentuara të showbiz-it.

Prej disa vitesh Xhensilën jemi mësuar ta shohim me flokë të zinj e të gjatë, por mesa duket ajo sot ka bërë ndryshimin e papritur.

Këngëtarja i ka lyer flokëte me fije bionde. Këtë ndryshim Xhensila e ka treguar nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram”.

Në fotot e publikuara në “Instastory”, ajo shfaqet shumë e ëmbël dhe duket se ndryshimi i shkon shumë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al