3 Nëntor, 2018

“Whatsapp” mendon për privatësinë tuaj, shumë shpejt vjen me dy opsione të reja


“Whatsapp” është duke punuar rreth një aplikacioni të ri që të ndalojë shokët e “bezdisshëm” që të kontrollojnë mesazhet tuaja në këtë rrjet social.

Në këtë mënyrë privatësia juaj nuk do të cenohet. Kompania ka bërë të ditur se ky opsion fillimisht do të jetë për përdoruesit e “iPhone” që kanë të instaluar IOS 8, të cilët do kenë të mundur që “Whatsapp-i” e tyre ta hapin vetëm me prekjen  e gishtit.

Gjithashtu thuhet se ata që zotërojnë një iPhone X, Xr, Xs apo Xs Max mund të përdorin dhe “Face ID”.

Sipas “Webatinfo”, këto dy opsione janë ende në zhvillim por shumë shpejtë do të jenë gati që të përdoren.

Opsioni i ri shtohet gjithashtu edhe për të shtuar sigurinë nga hackerat të cilët kohët e fundit kanë rritur sulmet e tyre ndaj account-eve në “Whatsapp”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al