23 Qershor, 2018

“West Side Family” me një anëtar të ri? Landi e Miri zbulojnë të rejat e grupit (VIDEO)


Grupi “West Side Family” është një ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Që pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit grupi i famshëm i kishte munguar skenës shqiptare.

 

Por Landi dhe Miri u rikthyen para pak javësh me këngën “Beso” që menjëherë e pasuan me “Komshia”. Pas kësaj duket se “West Side Family” do t’i rikthehet me seriozitet muzikës dhe dy pjesëtarët e tij kanë plane të sjellin projekte dhe bashkëpunime të reja.

Të ftuar në emisionin “Mirage” ata u pyetën nëse kishin në plan të bëheshin  sërish 3 anëtarë në grup apo do të qëndrojnë vetëm ata të dy.

Kësaj pyetjeje i’u përgjigj Miri i cili u shpreh: “Kur ne ishim të tre identifikoheshim me rolet tona. Pas vdekjes së Florit unë dhe Landi jemi munduar të mbajmë të njëjtin stil, por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, jo të shtojmë një person të tretë në grup. E rëndësishme për ne ka qenë që të mos marrim një person të tretë, por publiku të jetë personi i tretë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al