27 Shkurt, 2019

Vuante nga kanceri, ndërron jetë aktori i njohur turk


Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, aktori i njohur turk  Aytaç Arman.

Mediat turke shkruajnë se Arman humbi betejën me kancerin në një spital në Stamboll.

Homazhet për aktorin turk u zhvilluan sot në teatrin Beyoglu Atlas, ku i është dhënë lamtumira e fundit nga kolegë dhe të afërm.

Arman ka luajtur në dhjetëra seriale dhe pjesë teatrore. Ndërkohë në Shqipëri ai njihet për rolin e Ahmet Denizer në serialin “Diamante dhe Dashuri”.

Ahmet Denizer luajti rolin e babait të aktores kryesore, Elif Denizer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al