24 Janar, 2018

Vrasësi serial rrëfen vrasjet e 49 prostitutave: Doja t’i bëja 50, mishin ua shisja


Një vrasës serial i njohur si “Kasapi” ka vrarë 49 femra, trupin e të cilave i përdorte si ushqim për derrat e tij, apo ua shiste edhe klientëve, disa prej të cilëve ishin policë.

Ai është Robert Pickton, një fermer derrash nga Kanadaja, i cili përfundoi në prangat e policisë në shkurt të vitit 2002.

Krimet e tij ishin kaq të tmerrshme saqë bënë që masakra e sharrës elektrike me shina e Teksasit të dukej e butë, sipas një dokumentari të ri mbi vrasësin masiv.

Pickton, i cili tani është 68 vjeç dhe ndodhet në burg, dikur bënte një jetë të qetë duke rritur derra në fermën e tij në Vancouver. Por ai po mbante një sekret shumë të errët, ishte serial killeri më i keq në Kanada.

Ai merrte gra te ferma e tij, të cilat fillimisht i torturonte, i vriste dhe më pas i bënte ushqim për derrat. Robert i joshte ato duke u premtuar para, alkool dhe drogë, para se ti vriste në mënyra të ndryshme e të neveritshme.

Kishte thashetheme rreth veprimtarive të dyshimta në fermën e derrave, por ato u hodhën poshtë nga policët lokalë që ndonjëherë blinin mish aty.Por një grua arriti që të shpëtonte nga duart e vrasësit e vrapoi lakuriq dhe e gjakosur, pasi e theri Pickton me thikën e tij në vitin 1997. Pavarësisht kësaj, ai nuk u ndoq penalisht, pasi deklaroi se gruaja e kishte sulmuar atë.

Pesë vitë më vonë, pas vdekjeve të dyshimta, e vërteta e tmerrshme do të dilte në dritë. Si pasojë, Pickton u dënua për gjashtë akuza të vrasjes së shkallës së dytë, 20 akuza të tjera për vrasje të shkallës së parë u ndaluan. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Rënia e tij filloi në vitin 2002, kur një shofer kamioni u tha policëve se kishte parë armë të paligjshme në shtëpinë e Picktonit.

Kështu, hetuesit bastisën fermën e tij të derrave në kërkim të armëve, por aty gjetën sende që u përkisnin grave të zhdukura.

Pas arrestimit të tij, Pickton u dërgua në një burg të Vancouver dhe i tha shokut të tij të qelisë – në fakt një oficer i fshehtë – se si qëllimi i tij ishte që të vriste 50 viktima, por u tregua pak i ngadaltë dhe e humbi objektivin për vetëm një femër.

Pasi e arrestuan në vitin 2002, policia zbuloi gjurmët e ADN-së të 26 femrave, shumica e të cilave prostituta, të cilat i merrte në lagjen e dritave të kuqe në Vankuver.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al