19 Shtator, 2017

Vjen sot iOS 11, ja risitë që do të sjell në telefonin tuaj


Siç ishte paralajmëruar nga Apple, sot vjen sistemi operativ iOS 11, përditësimi për pajisjet mobile të kësaj kompanie. Të rejat e tij janë që nga transferimi i parave, tek ndërfaqja e re e qendrës së kontrollit dhe dosje të reja eksplorimi me emrin File.

 

Disa nga të rejat që do të transformojnë iPhone dhe iPad:

Paratë ‘udhëtojnë’ në chat

Apple Pay, sistemi i pagesave ‘mobile’ mund të përdoret edhe për transferim parash nga një përdorues në tjetrin, përmes një mesazhi në aplikacionin iMessage. Fillimisht vetëm në SHBA.

 

Më “njerëzor”

Inteligjenca artificiale do e bëjë asistentin virtual të Apple më natyral dhe ekspresiv, madje dhe tonin. Mund të përkthejë nga anglishtja në kineze, frëngjisht etj.,

 

“Mos shqetëso” në timon

iPhone do të kuptojë kur përdoruesi është duke ngarë makinën dhe do të çaktivizojë njoftimet  e mesazheve dhe aplikacioneve të tjera, kështu që ekrani nuk do të ndizet të shpërqendroje drejtuesin e mjetit.

Fotokamera

Mund të bëhen foto në modelin portret me qëndrueshmëri optike të pamjes dhe karakteristika profesionale.

 

App Store

Dyqani i aplikacioneve ndryshon fytyrë. Aplikacione dhe lojëra do të prezantohen edhe me intervista të krijuesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al