9 Tetor, 2019

Viktor Zhusti, “Aktori më i mirë” në Festivalin e Filmit në Irak


Një tjëtër çmim i rëndësishëm i është shtuar në karrierën e tij, aktorit të suksesshëm Viktor Zhustit.

 

Viktor Zhusti, “Aktori më i mirë” në Festivalin e Filmit në IrakAi është vlerësuar si më i miri në Festivalin e Filmit në Irak dhe ka marrë çmimin ‘Best Actor’ (Aktori më i mirë). “Selmani International Fil Festival” u mbajt në 7 tetor 2019 në qytetin Selmani në Kurdistan, Irak ku morën pjesë 154 filma nga 78 vende të ndryshme të botës.

Në këtë festival të filmit, Shqipëria garoi me filmin “Delegacioni”, në të cilin u arrit çmimi prestigjoz i fituar nga aktori shqiptar.

Viktor Zhusti luan rolin e personazhit kryesor, të një intelektuali të burgosur që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificën në vend të që kthehet në vegël të tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al