25 Shtator, 2017

Intervista ndryshe e Veliajt, ja çfarë e ‘fik fare’ dhe fjalët që përdor kur…


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka qenë i ftuar i radhës në televizionin ‘In tv’ ku ka folur mbi projektet e reja të Tiranës.

 

Gjatë emisionit një nga rubrikat është edhe ajo e qytetarëve, ku ata bëjnë pyetje drejtuar personazhit në studio. Normalisht që shumica e pyetjeve kanë qenë dedikuar problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve, por ndërkohë një qytetare e në mënyrë surprizuese i ka drejtuar një pyetje jo të zakonshme: ’A mund të më vijë të më mësojë biçikletën ?’’, tha vajza.

Sigurisht që drejtuesit e emisionit dhe Erioni u habitën shumë. Kjo e bëri Erionin që pastaj të rrëfente edhe historinë e tij personale sesi e ka mësuar biçikletën.

 

“Biçikletën e mësova kur isha tek daja në Berat, në moshën 7 vjeçare.’’  Ndërsa edhe një përgjigje e ka rezervuar edhe për vajzën: ’’ Një ditë do kaloj nga sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe aty mund ta mësoj. Nëse juve na koordinoni, patjetër do jem shumë i lumtur t’i mësoj biçikletën.”, tha kryetari i bashkisë.

Ndërsa nga ana tjetër,  Veliaj është përballur me 10 pyetje të cilat e vendosën paksa në ‘vështirësi”, kryebashkiakun, por ai me mjeshtëri ia doli që tu jepte ndoshta përgjigjjet e duhur.

 

Intervista me 10 pyetje:

 

Cila është fjala jote e preferuar?

 

Veliaj: Të shohim.

 

Cila është fjalë që të pëlqen më pak?

 

Veliaj: S’bohet

 

Çfarë të ngre shpirtërisht, emocionalisht?

 

Zgjimi në mëngjes, jam me kulmin e energjisë.

 

Çfarë të fik farë?

 

Veliaj: Çfarë me fik fare? Parashikimi i motit. Shira në Tiranë, kur thonë përgatituni për çadër. Them bo kur të fillojnë përmbytjet.

 

Cila është sharja jote e preferuar?

 

Veliaj: Zdorms

 

Çfarë tingulli ose zhurme të pëlqen më shumë?

 

Veliaj: Tingulli ose zhurme… ehhh tudutududuuu…

 

Po ai tingull ose zhurmë që urren më shumë?

 

Veliaj: Matrapiku.

 

Matrapiku në mëngjes?

 

Veliaj: Në këtë kantieret e punës, sepse i them o plako më lër të flas.

 

Cili është profesioni që do doje të bëje përveç këtij që je?

 

Veliaj: Do doja që një ditë të bëhesha mësues.

 

Çfarë lënde do të jepje?

 

Veliaj: Ndoshta edukatën qytetare, duke qenë se kam shume eksperienca.

 

Çfarë profesioni nuk do ta bëje kurrë?

 

Veliaj: Kuzhinier, jam i paaftë.

 

Nëse parajsa ekziston, çfarë do doje që të thonte zoti në momentin që do të arrije në dyert e parajsës?

 

Veliaj: Do doja të më thoshte që diçka bërë për Tiranë, iu afrove asaj idesë origjinale që kishe./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al