14 Gusht, 2019

Video qesharake, kur seti fotografik i dasmës nuk shkon ashtu siç duhet


Nuk ka dasmë pa setin fotografik të çiftit. Fotografitë duhet të jenë sa më origjinale, sa më të bukura dhe sigurisht edhe poza “që nuk i ka bërë njeri më parë”.

E kështu ka dashur edhe një nuse, Aili Reierson, që fotot e dasmës së saj të ishin të mrekullueshme.

Si pasojë, ajo kishte vendosur që setin fotografik ta realizonte në brigjet e Kankunit në Meksikë.

Por gjërat nuk shkuan aspak sikur Aili dëshironte, pasi ajo bie nga motori me ujë në det, me gjithë fustanin e bardhë të nusërisë.

Edhe pse u lag e gjitha, nga video e publikuar online, duket se ajo nuk u mërzit dhe vazhdoi të qeshte sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al