8 Shkurt, 2023

VIDEO/ Po tentonte t’ju fshihej paparacëve, partnerja e Piques përplaset me shtyllën. Ish-futbollisti ja plas të qeshurës


Ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Pique dhe partnerja e tij e re Clara Chia padyshim janë një ndër çiftet më të urryera të të gjitha kohërave. Kjo për arsyen se ai tradhtoi nënën e dy fëmijëve të tij, këngëtaren Shakira me një vajzë shumë më të re. 

Collage Maker-07-Feb-2023-08.29-PM

Prej kohësh ata janë në syrin e publikut, dhe sot janë bërë sërish protagonistë. Teksa të dy kanë qenë duke ecur në një rrugë në Barcelonë, iu është afruar një gazetar teksa i ka pyetur për marrëdhënien e tyre dhe për Shakirën.

Për tju shmangur kamerës që po e filmonte, ajo po përpiqej të fshihej pas Piquesë, por situata i doli nga duart dhe u përplas me një shtyllë. Si pasojë spanjolli filloi të tallej dhe të qeshte me veprimin.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjetet sociale ta sulmojnë sërish ish-mbrojtësin për mënyrën se si e trajton të dashurën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al