10 Maj, 2019

VIDEO/ Po raportonte live nga fusha e blertë, shikoni çfarë i ndodh gazetares spanjolle


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para startit të sfidës mes Valencias dhe Arsenalit e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Europës. Teksa po raportonte live nga fusha e blertë, një gazetare spanjolle është goditur me top në kokë.

Ky moment gazmor nuk ka shpëtuar pa u filmuar, teksa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Në tentativë për të kapur topin e krosuar nga shoku i skuadrës, një prej futbollistëve rrezikon të përplaset me gazetaren, teksa kjo e fundit është trembur jashtë mase, pasi goditja me top ka qenë e papritur. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Gazetarja goditet me top on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al