8 Shkurt, 2023

VIDEO/ Pasi zbuloi se është shtatzënë, Jonida Vokshi zbulon gjininë e bebushit


Gjatë “Prime”-t të javës së kaluar në “Big Brother VIP Kosova”, moderatorja Jonida Vokshi i surprizoi të gjithë me lajmin se është në pritje të ëmbël.

Prezantuesja e cila pritet të bëhet nënë për herë të dytë u shpreh se ndihej shumë e lumtur që po e përjeton këtë rrugëtim së bashku me të voglin e saj.

“Jam e lumtur që të ndaj këtë lajm me ju që këtë rrugëtim me kaq emocione,”-u shpreh Jonida.

Mirëpo ditën e sotme moderatorja na ka zbuluar se është në pritje të një djali. Teksa ka publikuar një video me vajzën e saj të vogël, Jonida e pyet  Emin se çfarë ka brënda barkut të saj dhe ajo thotë ‘vëllain’.

Krahas videos aktorja ka shkruar:

“Mezi po presim vëllain. E kam pare 5463789287625522087625 here kete video se ma con shpirtin peshe. Ndaj mendova ta ndaj e me ju”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Kujtojmë se Jonida e ka shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë:

 “Nuk dua ta lë Emin vetëm. Me shumë dëshirë dua t’i bëj Emit një motër. Nëse është në dëshirën çfarë dua unë të kem, do doja të provoja ndjesinë e një djali”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al