19 Mars, 2023

VIDEO/ Pasi u surprizuan me suitën e bukur, Kiara dhe Luizi kalojnë natën e ‘nxehtë’


Çifti i “Big Brother VIP”, Luizi dhe Kiara kanë kaluar një mbrëmje mjaft romantike me njëri-tjetrin.

Kiara ka kërkuar nga Vëllai i Madh që ajo dhe Luizi të kalojnë disa ditë vetëm në një dhomë.

Mbrëmjen e djeshme Arbana ka zbuluar surprizën e Kiarës për Luizin duke ndarë pamjet nga dhoma ku çifti deri të martën do qëndrojnë bashkë.

Luizi u lumturua nga kjo surprizë e Kiarës e madje shprehu dëshirën që të shkojnë aty para se të mbaronte prime.

E vetmja ankesë e Luizit ishte fakti që dhoma ka kamera, gjë që do e frenojë çiftin të kalojë momente intime.

Megjithatë mbetet për tu parë ç’do ndodhë me të dy deri të martën brenda dhomës. Luizi vazhdimisht e potenconte se e kishte të vështirë të përmbahej, derisa ata gjithë natën e kaluan pranë njëri-tjetrit.

Kjo duket të ketë qenë një natë shumë e ‘nxehtë’ për dyshen, por aq edhe e sikletshme.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al