8 Gusht, 2020

VIDEO/ Nga takimet me Ermal Mamaqin tek anulimi i programit të ri, ja si po e kalon gushtin Luana Vjollca


Luana Vjollca

Për Luana Vjollcën nuk ka rëndësi nëse është dimër apo verë, sezon televiziv apo pushim, ajo di si ta mbajë veten të zënë gjithmonë dhe ja ku do mësoni se si po e kalon ajo muajin gusht.

Ndërkohë që të gjithë fansat e saj presin që të publikojë këngën e re, një bashkëpunim me artisin e njohur latin, Jay Santos, Luana tregon se ky nuk është projekti i vetëm me të cilin po merret për momentin.

luana vjollca

Me anë të një postimi në story-t e “Instagram”-it, ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga skena që u ka munguar të gjithëve, pikërisht programit “Shiko kush luan”. Në këtë postim, Luana zbulon se skena do të jetë e re, pasi është më e madhe se më parë, ndërkohë që stafi i “Top Channel” duket se po punon që gjithçka të jetë gati për sezonin e ri televiziv. Kujtojmë se para nisjes së pandemisë, Luana ishte duke bërë përgatitjet e fundit për nisjen e “Take me Out Albania”, projekt që me sa duket është lënë për një moment të dytë, pasi sezoni i “Shiko kush luan” po vjen sërish. Kësaj here me më shumë hapsirë për “të luajtur”.

Ndërkohë me videon e fundit në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca kanë ngjallur shumë dyshime te ndjekësit. Ka qenë Ermali, i cili ka treguar se ka takuar moderatoren, dikur ish-rivale e tij, duke ndarë disa momente plot të qeshura në ‘Instastory’. Nuk dihet nëse dyshen e ka bërë bashkë ndonjë projekt i përbashkët televiziv, apo janë takuar miqësisht.

Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, Vjollca do të rikthehet në ekran sërish me “Shiko kush luan”. Ndërsa Mamaqi prej disa kohësh është larguar nga ekrani, duke bërë kështu një pauzë nga televizioni, për t’iu dedikuar trajnimeve të suksesit./ Panoramaplus.al

 

Luana Vjollca1 Luana Vjollca1w

Ermal mamaqi-Luana Vjollca (4)

luana vjollca4 marina dhe luana vjollca luana-vjollca1

luana vjollca1 luana-vjollca luana-vjollca luana vjollca4 luana1 luana2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al