20 Shtator, 2019

VIDEO/ Marina amerikane e pranon për herë të parë: Jashtëtokësorët ekzistojnë


Marina amerikane, për herë të parë, ka pohuar se pamjet e UFO-ve janë të vërteta. Sipas CNN, zyrtarët thanë se nuk e dine më saktësi se çfarë është objekti i regjistruar, por nuk hodhën poshtën as teorinë se mund të jetë një mjet fluturimi i UFO-ve.

Zëdhënësi Joe Gradisher dhe Luis Elizondo, një zyrtar i inteligjencës ushtarake kanë deklaruar se “Videot që tregojnë UFO në fluturim në imazhet termike të kapura nga pilotët e Akademisë së Shkencës dhe Yjeve në vitet 2004, 2005, 2017 dhe 2018 janë autentike”. Dy nga videot e publikuara, përmbajnë edhe audio nga pilotët amerikanë, të cilët të habitur, përpiqen të kuptojnë se çfarë është objekti para syve të tyre.

Objektet fluturuese kanë përshkuar qiellin për disa çaste.

“Ishte një objekt i bardhë, i rrumbullakët dhe i shtypur në pole, që lëvizte në mënyrë të çrregullt“, tha piloti i Marinës së SHBA, David Fravor, duke shtuar se ndërsa u përpoq të afronte pamjen, objekti rriti shpejtësinë dhe u zhduk në dy sekonda. Ai tha se ky objekt kishte aftësinë të ngrihej vertikalisht nga niveli zero në rreth 5 000 metra.


Ekspertët thanë se ky publikim është bërë pasi ka sulme të shpeshta nga ana e objekteve të paidentifikuara që përbëjnë rrezik për sigurinë e fluturimit të avionëve.

“Për shumë vite, aviatorët tanë nuk i raportuan këto inkursione për shkak të stigmës së bashkangjitur me terminologjinë e mëparshme dhe teoritë për atë që mund ose nuk mund të jetë në ato video,” tha një nga ekspertët.

Mënyra e vetme për të zbuluar se cilat janë ato, tha ai, është të inkurajomë aviatorëtqë t’i raportojnë kur t’i shohin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al