29 Maj, 2023

VIDEO/ Luizi Ejlli telefonon fansen e tij të zjarrtë, ja si reagoi zonja Kristina


Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli ka postuar një video ku tregon se ka menduar të surprizojë  fansen  e tij të zjarrtë të quajtur Kristina duke e telefonuar atë.

E cila jetonte në Greqi por rrinte çdo ditë para televizorit duke shikuar Luizin dhe madje në një video të bëra nga të afërmit e saj ajo shprehet “ i fike dritat Luiz na le pa parë, gjynah se e kishim si fëmijën tonë” duke na lënë të kuptojmë se ajo kishte një admirim të madh për fituesin e “BBVA2”.

“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.

Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju.

Faleminderit nga zemra”- shkruan ai në rrjetin e tij Instagram

 

video:

&nbsp

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al