6 Gusht, 2022

(VIDEO) J Balvin ngre peshë publikun e “Sunny Hill Festival”! Momenti kur ylli latin valvit në mes të skenës flamurin e Kosovës


Një ëndërr e bërë realitet! Ylli latin me famë botërore J Balvin ka performuar në Kosovë në “Sunny Hill Festival”.

Siç edhe e kishte paralajmëruar performanca e tij ishte një “çmenduri” e vërtetë.

Mirëpo para se të fillonte të bënte çfarë din më mirë, ylli latin i kushtoi disa minuta një përshëndetje për të pranishmit, të cilët ishin me qindra.

Teksa ndodhej para të gjithëve, ai bëri edhe një gjest që e çoi peshë publikun e festivalit. J Balvin mori në dorë flamurin e Kosovës, duke e ngritur në mes të skenës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Të pranishmit kanë brohoritur me të madhe këngëtarin, të emocionuar nga ky veprim i papritur.

Përveç J Balvin në këtë festival do të performojnë edhe Skepta, Diplo, Azet e shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Kujtojmë që Sunny Hill Festivali po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe ka nisur më 4 gusht dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al