14 Gusht, 2022

VIDEO/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t në sheshin “Nënë Tereza”, njerëzit bërtasin njëzëri: Rama ik!


Në sheshin “Nënë Tereza” është mbajtur sot koncerti “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur për të gjithë shqiptarët si Noizy.

koncerti i noizit

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike.

Në një video të publikuar BalkanWeb, turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Reperi  i njohur ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri, ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al