18 Shtator, 2020

VIDEO/ I vranë të dashurin me armë, gruaja bën twerk majë arkivolit gjatë ceremonisë mortore


Video e një gruaje që bën twerk mbi një arkivol është bërë virale pasi u pa nga më shumë se 10 milionë njerëz.

 

Në videon 24 sekonda, një grua shihet duke kërcyes mbi arkivolin prej druri, të vendosur mbi dy motorë.

Gruaja bën twerk majë arkivolit nën ritmet e këngës Ella Quiere Hmm..Haa..Hmm’ nga artisti i reggaeton Emcidues, para turmës që brohorit.

Gjithashtu ajo përkulet dhe puth një xham që mbulon fytyrën e të dashurit të saj të vdekur.

Festa e pazakontë u mbajt në qytetin Manta, në provincën Manabí, Ekuador, gjatë varrimit të një tregtari të quajtur Marlon Mero Quijije.

35-vjeçari u vra gjatë të shtënave me armë në një zonë të njohur ga vendasit si ‘Siete puñaladas ‘, (Shtatë goditje me thikë), në lagjen San Jose.

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al