13 Nëntor, 2018

VIDEO/ Flirton me të dashurin e vajzës teksa ajo e shikon, por fundi është i papritur për të gjithë


Një vajzë e cila kishte dyshime mbi besnikërinë e të dashurit të saj, punësoi një modele “Instagram”-i për të flirtuar me partnerin e saj, por rezultati ishte tronditës.

Videoja e postuar në rrjet, tregon momentin kur ajo ulet bashkë me shokun e ngushtë Tyrrell dhe ekipin e emisionit “To Catch a Cheater” që ka organizuar kurthin, për të kapur një “tradhtar” për të parë se çfarë do të bënte ai.

Ata punësuan modelen mahnitëse të “Instagram”-it Sophia Katarina, për tu zhveshur në bikini dhe të përpiqej të flirtojnë me burrin.

Ky i fundit, bie në grep dhe i përgjigjet flirtimit. Në një moment modelja e pyet: A ke një të dashur? Ai i përgjigjet me “jo”.

Kaq mjafton që e dashura, e cila po shikonte skenën që filmohej “live”, të shpërthejë në lot.

Miku i saj u përpoq ta ngushëllojë, por tanimë ajo mësoi të vërtetën e hidhur për dyshimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al