15 Maj, 2019

VIDEO/ Film për jetën e Shumakerit, pamje tronditëse nga drama e pilotit pas aksidentit


Kurioziteti për shëndetin dhe jetën e legjendës së Formula 1, Majkëll Shumakër, sapo vjen e po shtohet.

Afërsisht 6 vjet pas atij aksidenti të tmerrshëm që pësoi gjermani, gjendja e tij shëndetsore, ende nuk është sqaruar për publikun.

Mjekët dhe familjarët në asnjë moment nuk kanë dhënë një informacion të saktë dhe preciz, për Shumakerin dhe hamendësimet janë të shumta.

Situata duke se ka ndryshuar disi dhe familja e legjendës së Formula 1, ka lejuar që të xhirohen disa pamje brenda shtëpisë së tyre. Kjo për arsye se do të realizohet një film për Shumakerin, i cili pritet të transmetohet në 5 dhjetor, sipas asaj që raportojnë mediat e huaja.

Subjekti i filmit do të jetë jeta e gjermanit, duke nisur jo vetëm nga momentet më të vështira, por më herët.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al