Ditën e djeshme, Arbenita Ismajli publikoi një video në Tiktok (të cilën e fshiu menjëherë) trendin e Neymar. Mirëpo gjatë videos së publikuar modelja publikoi dhe mesazhin që i ka dërguar futbollisti në Instagram.
Pas postimit, u vu re se modelja dhe partneri i saj Fero Fera nuk ndiqen më në profilet e tyre në rrjetet sociale. Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit erdhi dhe reagimi i papritur i reperit.
Teksa kishte hyrë ‘Live’ në Instagram, Fero u shpreh me nota tallëse dhe ironike se Arbenita e ka lënë dhe se po vuan shumë për këtë gjë.
“Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10 këngë se jam duke vuajtur”– u shpreh reperi.
Ky reagim i Feros i ka habitur të gjithë fanstat e tij pasi vetëm disa javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” ku tregoi se marrëdhënia mes tij dhe Arbenitës është shumë mirë.
“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al