25 Maj, 2022

VIDEO/ Fedez rikthehet në skenë dhe i dhuron puthje në buzë këngëtarit italian, si reagoi e dashura e tij


Fedez po përgatietet për atë që do të jetë rikthimi i tij i madh në skenë. Këngëtari Tananai, i cili është aktualisht i angazhuar me një sërë koncertesh, duket se po e ndihmon mikun e tij për t’u rikthyer.

Mbrëmjen e djeshme në ‘Fabrique Milano’ në skenë me Tananai ishte edhe Fedez. Fansat kërcyen dhe kënduan së bashku me dy miqtë të cilët dhuruan spektakël në skenë.

Madje dy yjet i dhanë edhe një situatë më të nxehtë fansave të pranishëm në Fabrique Milano. Në një moment gëzimi, Fedez dhe Tananai përqafohen, Fedez kërcen drejt tij dhe më pas i jep një puthje në buzë. Gjithçka zgjati vetëm disa sekonda por kaq mjaftoi që fansat të ngiheshin duke borohoritur.

Momentin e ka ndarë me video në Instagram edhe e dashura e Tananait, Sara Marino, e cila në Instagram ka shkruar “Nuk jam xheloze”.

Dje ishte një natë e gjatë për Fedez: ai foli për projektin e tij, koncertin e bamirësisë në Piazza Duomo në Milano, por edhe për sëmundjen e tij.

“Kam qenë shumë me fat. Ekzaminimi histologjik ka rezultuar se nuk ka mikrometastaza, prandaj nuk kam pasur nevojë të bëj kimioterapi. Tumori është kapur. koha dhe 90% është mirë”- tregoi ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al